Menaxhim Rrjetesh Sociale

Një strategji efektive sociale të ndihmon të rritësh biznesin, të mbash një prezencë të fortë online dhe të angazhosh audiencën në platformat ku ata kalojnë kohën.

Te Shqipje – Agjenci Marketingu Digjital në Shqipëri, ndërtojmë strategji sociale që lidhen me objektivat e biznesit tënd. Të ndihmojmë të identifikosh audiencën, të krijosh përmbajtje që shpërndahet, të rritësh ndjekësit realë dhe t’i lidhësh rrjetet sociale me SEO, Google Search dhe faqen tënde të internetit për rezultate të matshme: më shumë rezervime, më shumë klientë, më shumë të ardhura.


Ne ofrojmë plan mujor postimesh, kalendar editorial, menaxhim të mesazheve/komenteve dhe raporte të qarta të performancës – që të shohësh saktë se çfarë po funksionon.

Çfarë Përfiton Biznesi Yt

• Strategji e personalizuar për sektorin tënd (hotele, apartamente, turizëm, shërbime).
• Kalendari mujor i postimeve + biblioteka assets (foto/video).
• Reklama të targetuara që sjellin kontaktime dhe rezervime.
• Integrim me SEO & Google për të dalë i pari në kërkim.
• Raporte performance me KPI të qarta: reach, clicks, mesazhe, rezervime.

Monitorim i Brandit

Ndjekim përmendjet, komentet dhe sentimentin e audiencës në Instagram, Facebook, TikTok & LinkedIn. Raportime mujore me rekomandime praktike për reputacionin e markës.

Menaxhim i Përditshëm i Profileve

Planifikojmë, krijojmë dhe postojmë përmbajtje profesionale: Reels, foto, karusele, captions dhe hashtags. Menaxhojmë mesazhet dhe komentet për të rritur besimin dhe shitjet.

Vendosje & Dizajn i Profileve

Optimizo bio, lidhje, highlights, cover templates dhe "brand kit" vizual që përputhet me identitetin tënd. Setup teknik për Meta Business Suite & TikTok Business.

Si Punojmë (Procesi)

• Audit & Strategji – Analizë e profileve, konkurencës dhe audiencës.
• Kalendar & Prodhim – Hartojmë kalendar mujor, krijojmë përmbajtje (foto, video, dron).
• Publikim & Menaxhim – Postime të planifikuara, përgjigje mesazhe/komente, moderim.
• Reklama & Optimizim – Fushata të targetuara, rishikim javor i KPI dhe rregullime.
• Raportim – Raport mujor + rekomandime të qarta të veprueshme.

Rrit Biznesin tënd me Menaxhim Profesional të Rrjeteve Sociale

Na trego projektin tënd për rrjetet sociale

Na jep disa detaje dhe ne do të të ndihmojmë të krijosh strategjinë perfekte të menaxhimit të rrjeteve sociale, për të rritur biznesin dhe klientët online.

Realizojmë menaxhim profesional të rrjeteve sociale në Shqipëri. Nga strategjia, krijimi i përmbajtjes dhe kalendari mujor, te menaxhimi i mesazheve dhe fushatat me reklama (Instagram, Facebook, TikTok, Threads & LinkedIn).

Na dërgo një mesazh për të marrë një ofertë ose për të diskutuar idetë e tua. Kujdesemi për çdo detaj, nga planifikimi i përmbajtjes deri te raportimi i rezultateve.


Pyetje të Shpeshta (FAQ)

Ofroni shërbim vetëm për hotele?

 Jo. Punojmë me hotele, apartamente, restorante, klinika, shërbime lokale dhe biznese online.

Sa shpejt shihen rezultatet?

Zakonisht 4–12 javë për rritje organike të qëndrueshme; rezultatet nga Ads janë të menjëhershme.

Mund të furnizoni edhe përmbajtjen?

Po. Ofronim foto/video profesionale dhe pamje me dron sipas nevojës.

Menaxhoni mesazhet e klientëve?

 Po. Menaxhojmë komentet dhe DM, dhe mund të krijojmë skripte përgjigjesh për ekipin tuaj.

Punoni me buxhete të vogla reklamash?

 Po. Optimizojmë fushatat që edhe buxhete modeste të japin kthim real.

Në Shqipje, ndihmojmë Hotele, Apartamente dhe Biznese Shqiptare të rriten online.

Ofronim një gamë të plotë shërbimesh: menaxhim Booking & Airbnb, SEO Shqipëri & Google, marketing në rrjete sociale, faqe interneti me rezervime direkte dhe përmbajtje vizuale profesionale.

WhatsApp i dedikuar për bizneset

Na kontaktoni sot për më shumë rezervime, klientë të rinj dhe reputacion online më të fortë.