Video & Foto me Dron për Biznesin Tuaj në Shqipëri
Pamje profesionale nga ajri, brenda dhe jashtë Për hotele, apartamente, vila, restorante, bare, resorte, projekte ndërtimi, toka për shitje, aktivitete dhe çdo lloj biznesi që ka nevojë për materiale promovuese me standard të lartë.Pse dron për biznesin?
Video dhe foto me dron rrisin besimin, klikimet dhe rezervimet. Nga lart, lokacioni, hapësirat dhe përvoja duken më qartë dhe më tërheqëse. E kombinojmë me pamje të brendshme dhe klip të montuar gati për Instagram, TikTok, YouTube & cdo lloj faqe interneti.
Çfarë merrni gjithmonë
• Materiale në 4K (ose Full HD për rrjete sociale, sipas kërkesës)
• Ngjyrosje profesionale (color grading)
• Dorëzim me link download + thumbnail të gatshme
• Të drejta përdorimi për marketingun e biznesit tuaj
Pse Shqipje?
• Eksperiencë me hotele, resorte, bare, apartamente turistike në qytetet bregdetare
• Kuptojmë çfarë sjell rezervime: pamje orientuese + detajet që bindin
• Ritëm modern montazhi për Reels/TikTok dhe versione të qeta për website
• Fleksibilitet orari ( golden hour) dhe ditë me qiell të pastër kur duhet
Çfarë realizojmë
Hotele & Akomodime
• Eksterier (nga lart, fasada, pishina, plazhi, parkingu)
• Dhoma & suitë (kadra statike + lëvizje të buta), restorant, spa, gym
• Lindje/perëndim dielli për atmosferë premium
• Klip prezantues 30–60s për Reels/Shqip, dhe video 1–2 min për faqe
Biznese të tjera
• Restaurante, bare, beach bars, evente
• Toka & prona për shitje (trase, kufij, akses rrugor, distanca me detin)
• Ndërtime/projekte (inspektim progresi, para/pas)
• Spote reklamash me skenar të shkurtër
Pamje që sjellin më shumë klientë online
Video dhe foto profesionale me dron i japin biznesit tuaj një avantazh të dukshëm në tregun shqiptar dhe ndërkombëtar. Pamjet ajrore tregojnë vendndodhjen, ambientet dhe shërbimet tuaja në një mënyrë që rrit besimin, klikimet dhe rezervimet. Kombinimi i marketingut digjital, SEO Shqipëri, Google dhe videove me dron krijon një strategji që e bën biznesin tuaj të duket i madh dhe i besueshëm edhe për klientët që nuk ju njohin ende.
Si punojmë (shpejt & thjesht)
1. Konsultim i shkurtër. Objektivi, stil vizual, platformat ku do të publikohet
2. Plan xhirimi. Orari më i mirë (golden hour/mesditë sipas nevojës), lista e kornizave
3. Xhirim & Foto. Dron + kamera tokësore; sipas rastit edhe FPV për brenda
4. Montazh. Ngjyrosje, prerje ritmike, muzikë (ose pa muzikë për version "clean")
5. Dorëzim. Link me skedarët origjinalë + versionet për rrjete sociale dhe faqen tuaj
Ne realizojmë edhe foto & video profesionale pa dron. Me kamera tokësore 4K/Full HD për ambiente të brendshme dhe të jashtme.
Kjo përfshin fotografi dhomash, eventesh, portrete stafi, produkte, restorante apo çdo biznes që ka nevojë për imazhe të qarta, storytelling dhe klip marketingu.
Nga fotografi lifestyle për rrjete sociale, tek video prezantuese për faqe interneti dhe reklama, ne sigurojmë dritë, kompozim dhe ngjyrosje profesionale që e bëjnë markën tuaj të dallohet, me ose pa dron.
301
Orë në terren
112
Projekte të realizuara
76
Klientë të kënaqur
43
Prodhime marketingu
Rrit Biznesin me Pamje Profesionale
Na trego projektin tënd me dron
Na jep disa detaje dhe ne do të të ndihmojmë të marrësh pamjet dhe materialet perfekte për biznesin tënd.
Realizojmë foto dhe video me dron, por edhe xhirime klasike me kamera profesionale për hotele, apartamente, restorante, evente apo çdo biznes që ka nevojë për prezantim vizual.
Na dërgo një mesazh për të marrë një ofertë ose për të diskutuar idetë e tua. Ne kujdesemi për çdo detaj nga planifikimi deri te dorëzimi final.
Në Shqipje, ndihmojmë Hotele, Apartamente dhe Biznese Shqiptare të rriten online.
Ofronim një gamë të plotë shërbimesh: menaxhim Booking & Airbnb, SEO Shqipëri & Google, marketing në rrjete sociale, faqe interneti me rezervime direkte dhe përmbajtje vizuale profesionale.
WhatsApp i dedikuar për bizneset
Na kontaktoni sot për më shumë rezervime, klientë të rinj dhe reputacion online më të fortë.